Agjenti i Enzo-s: Ai është i përkushtuar vetëm të Chelsea

Agjenti i Enzo-s: Ai është i përkushtuar vetëm të Chelsea

Agjenti i Enzo Fernandez këmbëngul se klienti i tij është plotësisht i përkushtuar të Chelsea.

Enzo duket se tashmë ka rigjetur formën e tij të mirë tek “Blutë” e Londrës.

Ai mbrëmë shënoi në fitoren e londinezëve në udhëtim tek Aston Villa (0-3), ndeshje kjo e luajtur në kuadër të FA Kupës angleze.

Agjenti i tij, Uriel Perez duke folur për “AS” e bëri të qartë se argjentinasi është i lumtur në Londër.

“Lojtari nuk ka ndërmend të largohet. Drejtuesit janë shumë të qartë me këtë projekt”, tha agjenti Perez.

“Dëshira e Enzo Fernandez është të qëndrojë në këtë ekip dhe të ketë sukses. Ne nuk takohemi me asnjë klub dhe nuk përpiqemi të flasim me ndonjë klub. Ne e dimë se cila është dëshira e lojtarit”.

“Natyrisht, ai do të dëshironte që klubi të ishte në një pozicion tjetër, por kjo do të arrihet me punë”, ka theksuar agjenti Fernandez.

Share This