
Agim Bahtiri: Procesi i formimit të Qeverisë në zhvillim e sipër. Kurti kryeministër, Konjufca kryeparlamentar
Agim Bahtiri ka nënshkruar sot formularin si deputet i Kuvendit të Kosovës.
“Sot nuk mbusha thjeshtë një formular – por nënshkrova një zotim ndaj jush dhe ndaj së ardhmes që duam bashkë”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.
Ai ka theksuar se do të jetë zëri i qytetarëve, jo për privilegje, por për drejtësi.
“Pushteti është “barrë” që nderohet vetëm kur mbahet me dinjitet”, ka shkruar ai.
Ai ka shtuar se: “Procesi i formimit të Qeverisë së Kosovës është në zhvillim e sipër, në krye me Albin Kurtin kryeministër dhe Glauk Konjufcën kryeparlamentar”.
Bahtiri ka theksuar se partitë që po u bëjnë presion deputetëve janë në stres, sepse ato as nuk e duan formimin e Qeverisë Kurti 3, as nuk e duan shkuarjen ne zgjedhje. “…të dyja këto janë frika e tyre e vetme momentale”, ka shkruar Bahtiri.