Agim Bahtiri: Kuvendi i Kosovës është kthyer në peng

Agim Bahtiri: Kuvendi i Kosovës është kthyer në peng

Deputeti i LV-së, Agim Bahtiri, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është kthyer në peng.

Sipas tij, nga peng i inatit, peng i llogarive, peng i atyre që s’i dhimbset shteti.

“Mjaft është mjaft! Kuvendi i Kosovës është kthyer në peng. Peng i inatit. Peng i llogarive. Peng i atyre që s’i dhimbset shteti. Mjaft më! Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për shpresë.

Jo për heshtje, por për zë të fuqishëm. Jo për pazare, por për shtet”.

“U drejtohem opozitës: Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp historik! A ka më turp se sa një Kuvend me 100 deputetë shqiptarë që nuk arrin të zgjedhë institucionet e shtetit të vet? Kosova nuk është lodër politike. Kosova është amanet i të parëve tanë, që kanë vdekur syhapur për të parë lirinë e kësaj toke që e kanë larë me gjak!”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Share This