Agim Ademi – luftëtar i vitit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nuk i duket interesant muaj e as viti mos të ketë rival të përbetuar dhe kënaqet kur i gjunjëzon!
Agim Ademi është një luftëtar i futbollit sepse vazhdimisht është në luftë me opozitën.
Kur duket se po shembet Agim Ademi nga skena e futbollit, ai fuqizohet edhe më shumë dhe del triumfues.
Kur duket se humbjen e ka të pashmangshme në futboll, atij i shtohet elektorati për çudi!
A thua cila është magjia që e përdor Agim Ademi dhe bind të gjithë.
Puna e tij apo i ka sytë me maje e të parefuzueshëm!
Duket se e ka dhunti apo talent për t’i fituar betejat me rivalët në skenën diplomatike dhe ndaj opozitës.
Merakli i sfidave dhe i luftërave futbollistike sepse e bëjnë të duket më komod, më luan ndaj kundërshtarëve!
I kritikuar e i sulmuar, por asnjëherë i dorëzuar e as i frikësuar por prapë në krye.
Nuk e ka qejf kravatën por merakli i orëve të shtrenjta dhe këmishave!
Një luftëtar në futboll, në diplomaci i dashur, nga opozita i urryer por nga gjinia e bukur nuk është i preferuar por i votuar gjithsesi!
Krejt në fund, Agim Ademi i do luftërat sportive, deri më sot nuk njeh humbje!