Afron “El Clasico”, Laporta u dha zemër lojtarëve e trajnerit pas eliminimit nga Champions
Pasi u përshëndet me Nasser Al-Khelaifin në shkallët e stadiumit mësohet se Johan Laporta është drejtuar menjëherë në dhomat e zhveshjes për të takuar lojtarët dhe trajnerin.
Sipas “Mundo Deportivo” gjendja shpirtërore e futbollistëve të Barçës ka qenë e rënduar pas eliminimit. Rezultati i arritur një javë më parë në Paris u kishte dhënë shumë shpresë për të kaluar për më tej.
Kjo zgjedhje e presidentit të Barcelonës nuk është rastësore pas pas pak ditësh skuadra e tij do të ndeshet me Realin e Madridit. Dhe hyrja në fushë me moral të ulët do të ishte një goditje e fortë në një takim si ky.