Afro 1 milion euro, oferta për Hazrollajn e Malishevës
Drilon Hazrollaj është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato.
Raportohet se klube të ndryshme përfshirë kampionin aktual të Kosovës, Ballkanin dhe klube nga Shqipëria kanë shprehur interesim për talentin e Kosovës.
Klubi i Malishevës me të cilin Hazrollaj ka kontratë edhe një vit e gjysme po analizon me kujdes ofertat për të riun.
Ditë më parë trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka konfirmuar se klubi ka pranuar ofertë prej 800 mijë euro për yllin e skuadrës Drilon Hazrollajn.
I riu ka shkëlqyer në vitin e fundit në Superligën e Kosovës, duke marr vlerësime të mëdha nga ekspertët e futbollit kosovar.
Në emisionin “Kampionët” në Kanal 10, trajneri Qëntim Kida, ka thënë se për Hazrollajn kanë marr ofertë në vlerë 800 mijë euro.
Në anën tjetër, gazetari Arlind Sadiku ka thënë se sipas informacioneve brenda klubit të Malishevës, rreth 300 mijë euro kanë ofruar Ballkani, Prishtina e Tirana për transferimin e Hazrollajt.
Kujtojmë se te Malisheva u afrua në verën e vitit 2022. Vetëm gjatë këtij sezoni ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 5 herë. Hazrollaj fitoi dhe çmimin “Talenti i Vitit 2023” në Kosovë./IndeksOnline/