
Adrienne Godbold, MVP e xhiros së 16-të në Superligë e femrave
Bashkimi fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës 60:84 dhe më meritorja për këtë fitore ishte basketbollistja Adrienne Godbold me 26 pikë, 13 kërcime dhe tetë asistime.
Gjithashtu në këtë ndeshje kontribut të madh dha edhe basketbollistja e Kosovës, Aulona Muhadri, e cila kishte tetë pikë, 14 kërcime, katër asistime.
Peja 03 triumfoi ndaj Trepçës thellësisht me rezultat 41:100, ku lojtarja më e mirë në këtë ndeshje ishte Calveion Landrum me 26 pikë, 11 kërcime dhe dhjetë asistime.
Prishtina shënoi fitore të rëndësishme ndaj Junior 06 në “Karagaçi” me rezultat 98:84, ku lojtaret më të dalluara të kësaj ndeshje ishin Jeta Zeka m 21 pikë, nëntë kërcime dhe dhjetë asistime dhe Nicole Terry me 20 pikë, 19 kërcime dhe 15 asistime.
MVP
Adrienne Godbold (KBF Bashkimi) 26 pikë, 13 kërcime, tetë asistime
Top 5
Adrienne Godbold (KBF Bashkimi) 26 pikë, 13 kërcime, 8 asistime
Aulona Muhadri (KBF Bashkimi) 8 pikë, 14 kërcime, 4 asistime
Jeta Zeka (KFB Penza) 21 pikë, 9 kërcime, 10 asistime
Nicole Terry (KBF Penza) 20 pikë, 19 kërcime, 15 asistime
Calveion Landrum (KBF Peja 03) 26 pikë, 11 kërcime, 10 asistime