Adriano nuk e harron Interin, çmend edhe Ferrarin

Adriano nuk e harron Interin, çmend edhe Ferrarin

Kampionati botëror i Formula 1 ndalon në Brazil. Për këtë rast, ishte edhe një i ftuar special në cirkuitin e Interlagos: ish-ylli i Serie A, Adriano.

Sulmuesi brazilian i Interit u filmua nga kamerat e SkySport teksa dilte nga garazhi i Ferrarit me fanellën e zikaltërve me numrin 10. Perandori, i cili ka kohë që është larguar nga fusha, bëri një vizitë në atë që cilësohej shtëpia  e tij që nga viti 2001 deri në 2002, nga 2004 në 2007 dhe nga 2008 në 2009.

Një lidhje e fortë mes Adriano-s dhe Interit: 48 gola në 123 paraqitje që kontribuan në pushtimin e dy titujve, dy Kupave të Italisë dhe dy Superkupave të Italisë.

Ish-sulmuesi, i cili u paraqit në GP të Brazilit me fanellën e zikaltërve, e shpërndau momentin në rrjetet sociale. “Gjithmonë në zemrën time”.

Ky është mbishkrimi i fotos së publikuar nga braziliani. Përgjigja nga klubi zikaltër nuk vonoi: dy zemra, njëra e zezë, tjetra blu, duke komentuar postimin e perandorit.

Share This