Ademi takon Foda-n, flasin për të ardhmen e Kombëtares sonë

Ademi takon Foda-n, flasin për të ardhmen e Kombëtares sonë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi të mërkurën është takuar në Vjenë me përzgjedhësin Franco Foda.

Strategu gjerman është i lidhur me kalimin në një klub arab. Madje, siç është raportuar, Fodës i është ofruar një pagë e majme nga klubi arab Al-Wahda.

Megjithatë, duket se tekniku gjerman nuk do të largohet nga kreu i bankinës së Dardanëve.

Ademi përmes rrjeteve sociale, ka thënë se me trajnerin Foda ka qenë një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares sonë.

“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda!”, ka shkruar Ademi.

Share This