Ademi në Tiranë me Dukën: Presidenti Duka dhe FSHF-ja po udhëheqin rrugën drejt zgjidhjes së sfidave
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka qëndruar në Tiranë ku është takuar me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Ademi ka thënë se Duka është duke bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ishte kënaqësi që më ftesën e tij të ishte pjesë e eventit të Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit” të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Postimi i Agim Ademit:
Kisha nderin që me ftesë të presidentit Armand Duka të isha pjesë e eventit të Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit” të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
🔝 Presidenti Duka dhe FSHF-ja po udhëheqin rrugën drejt zgjidhjes së sfidave të futbollit në Shqipëri, duke u fokusuar në bashkëpunimin me të gjithë aktorët e fushës.
🙌 Faleminderit presidentit @armand_duka për ftesën dhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme