Adelina Ismajli i reagon Shefqet Krasniqit: Me m’prek në Shkurten, si me m’prek në flamur
Adelina Ismajli është personazhi i radhës që i ka reaguar deklaratës së Shefqet Krasniqit për Shkurte Fejzën.
“Nuk është fetare, fama nuk t’kryn punë as leku, edhe Shkurta ka me vdek se ka larg”, është deklarata e hoxhës që ka trazuar ujërat, shkruan lajmi.
Adelina ka reaguar ashpër teksa ka kërkuar që mos të preket tek Shkurta.
“Me m’prek në Shkurten, si me m’prek në flamur! Mos gabo zotëri!”, ka shkruar Adelina.
Përveç personazheve të shumta, ka reaguar edhe bashkëshorti i Shkurtës.