
AC Milan-Tare, këto janë zhvillimet e fundit
Igli Tare rikthehet përsëri të jetë një temë diskutimit në Milano.
Administratori i deleguar i ‘Djallit’, Xhorxho Furlani, në një ndërhyrje që bëri dje para ndeshjes mes Milanit dhe Fiorentinës la të kuptohej se drejtori i ri sportiv i klubit kishte për detyrë që të rikthente skuadrën në nivele të larta pra ta bënte kompetitive dhe të aftë për të fituar trofe.
Për momentin i sigurt është fakti se i preferuari i Furlanit, Fabio Paratiçi nuk është më në këtë garë.
Sipas “Tuttosport” është rikthyer fuqishëm kandidatura e Igli Tares, i cili shikohet me përparësi nga Milani edhe pse ka një rival të fortë siç është Toni D’Amiko.
Ky i fundit thuhet se është më i vështirë për tu arritur pasi Atalanta kërkon dëmshpërblim financiarë për ta lënë të lirë.
Një tjetër pengesë është edhe rroga vjetore e drejtorit sportiv të Atalantës, i cili përfiton shifra të rëndësishme nga familja Perkasi.