AC Milan shënon fitore bindëse ndaj Monzas

AC Milan shënon fitore bindëse ndaj Monzas

AC Milan ka triumfuar bindshëm në shtëpi ndaj Monzas, në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.

Skuadra rossonere ishte dominuese nga minuta e parë, duke fituar me rezultat bindës 3:0.

Tijjani Reijnders i dha epërsinë Milanit pas vetëm tre minutave, duke bërë disa driblime fantastike e pastaj edhe e mposhti portierin mysafir.

Milan vazhdoi të jetë shumë më e mirë, me Jan-Carlo Simic që dyfishoi epërsinë pasi realizoi lehtësisht nga afërsia pas një asistimi fantastik të Rafael Leaos (41’).

Milan ishte shumë më e mirë edhe në pjesën e dytë, ku kishte shumë raste shënimi derisa Monza tentoi vetëm me kundërzbritje.

Fitoren e vendasve e vulosi Noah Okafor me një goditje të fuqishme nga afërsia (76’).

Pas këtij triumfi, Milan renditet në pozitën e tretë me 32 pikë derisa Monza bie në vendin e 11-të me 21 sosh.

Share This