Abraham hedh poshtë zërat e largimit: Jam i fokusuar të Roma

Abraham hedh poshtë zërat e largimit: Jam i fokusuar të Roma

Sulmuesi anglez i Romës, Tammy Abraham duke folur për mediet italiane, ka thënë se nuk e bezdisin zërat rreth afatit kalimtar të kësaj verë.

Abraham kërkohet nga disa klube të njohura evropiane, por ai e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë tek ‘romakët’ të paktën edhe në sezonin e ardhshëm.

“Nuk më bezdisin zërat e merkatos, jam i fokusuar tek Roma”, ka thënë Abraham.

Ai ka folur edhe për përforcimin e ri të Romës, Dovbyk. Sipas Abraham bëhet fjalë për një sulmues cilësor.

Dovbyk? Është një sulmues i fortë, por mund të luajmë sëbashku”, ka pohuar Abraham.

Share This