Abdixhuku premton 1.5 miliard euro investime në kryeqytet

Abdixhuku premton 1.5 miliard euro investime në kryeqytet

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim elektoral në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në ditën e nëntë të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, ftoi qytetarët që të bëhen ndryshimi duke votuar LDK-në. Ai premtoi edhe investime në kryeqytet.

“Kështu mbahet një tubim, jam pa fjalë kur shoh që kaq shumë që në Prishtinë e në Kodrën e Trimave, kushtrimi i djathtë ka rënë tashmë. LDK dhe Prishtina tashmë janë bërë një. Bashkë me kryetarin tonë të Prishtinës, Përparim Rama gjatë fushatës nënshkruam zotimin për investime në Prishtinë 1.5 miliard euro në kryeqytet. Investime në katër vite, pjesë e projektit tonë rruga dhe unaza e re e për Qendren Kombëtare të Sportit”, theksoj ai.

Kryetarja e Degës së Parë të LDK-së Donjeta Dragusha, njëherësh kandidate për deputete, tha se Kodra e Trimave gjithmonë ka qenë në mbështetje të LDK-së.

“Një ngritje e madhe veç se ka filluar, në mënyrë të veçantë dua të falënderoj strukturat tona. Dua të ju falënderoj ju aktivistë dhe veprimtar të degës së parë të LDK-së. Ju ishin të pathyeshëm në kohët më të rënda, si kështjella qëndrestare e rugovizmit e sot lokomotiva e vet ndryshimit”, tha ajo.

LDK prezantoi edhe kandidatët për deputetë në kryeqytet, raporton rtk.

Share This