Abdixhiku: Shqiptarët faktor për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut

Abdixhiku: Shqiptarët faktor për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin.

Sipas njoftimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Abdixhiku dhe Ahmeti diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut në një kohë kur stabiliteti dhe zhvillimi rajonal mbeten të rëndësishme për të dyja vendet.

“Duke njohur kontributin e z. Ahmeti dhe të BDI-së për forcimin e rolit politik të shqiptarëve, kryetari Abdixhiku vlerësoi domosdoshmërinë e ruajtjes së të arriturave historike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar. Shqiptarët janë faktor vendimtar për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut. Gjuha shqipe dhe historia e shqiptarëve përbëjnë identitet të patjetërsueshëm”, theksoi Abdixhiku, raporton rtk.

Share This