Abdixhiku pritet nga “mijëra rugovistë” në shkollën “Ibrahim Rugova”: Madhështore, kështu u mblodh një nëndegë e Llapit
Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga “mijëra rugovistë e qytetarë që duan ndryshimin” në shkollën “Ibrahim Rugova” në një takim madhështor të organizuar në nëndegën e Llapit.
Tubimi u cilësua nga Abdixhiku si më mbresëlënësi i mbajturi ndonjëherë në këtë zonë.
“Madhështore! Kështu u mblodh një nëndegë e Llapit! Një nëdegë pra! Në qytet, në shkollën ‘Ibrahim Rugova’, u prita nga mijëra rugovistë e qytetarë që duan ndryshimin! Ishte e papërshkrueshme, ishte flakë, tjetër nivel! Siç di veç Llapi të na presë! Shihemi të tubimin qendror në shkurt! S’kemi parë gjë akoma! Doku, të lumtë për punën. Kandidatë, suksese!” – ka shkruar Abdixhiku.