Abdixhiku prezanton projektet 1,5 miliardëshe për Prishtinën
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku bashkë me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama kanë bërë prezantimin e projekteve për Prishtinën me vlerë 1.5 miliard euro derisa kanë nënshkruar edhe marrëveshje zotimi për këto projekte.
Në një tubim elektoral me qytetarët në Prishtinë, Abdixhiku që i prinë listës zgjedhore të LDK-së tha se plot 1.5 miliard euro investime nga pesë miliard sa do t’i kenë të planifikuara për gjithë Kosovën, do t’i takojnë Prishtinës.
“Ne jemi qeveri e djathtë. Do të investojmë shumë, investime kapitale si bazament i zhvillimit ekonomik të një shoqërie. Jo ndihmesa politike të rastit, çastit e të zorit, por projeksione afatgjate të investimeve kapitale siç duhet ta ketë Republika e Kosovës, përfshirë edhe Prishtina”, tha Abdixhiku.
Kreu i LDK-së tha se projekti i parë që do ta bëjë menjëherë është që ta nënshkruajnë garancionin për unazën e kryeqytetit.
“Pra unaza e jashtme e kryeqytetit ka kosto të ndërtimit sipas vlerësimeve rreth 206 milion euro dhe kosto të vlerësuar të shpronësimit rreth 154 milion euro. Unaza e jashtme do të mbështetet në tërësi, pra shpronësimi nga buxheti qendror i Republikës së Kosovës e financimi do të bëhet sipas marrëveshjes që tashmë komuna e Prishtinës të negociuar me BERZH-in. 2026 milion euro kredi e butë dhe donacion të cilës i duhet një garanci nga Qeveria e Kuvendi e këtë garanci do ta keni pas datës 9 shkurt”, tha tutje Abdixhiku.
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se Me Abdixhikun kryemiknistër e LDK-në në pushtet Prishtina dhe Kosova do të lulëzojnë shumë shpejt.
“Ky projekt madhor 29 kilometra, unazë që ndërlidhet edhe me autostradën “Ibrahim Rugova” është një projekt që lidhë pjesën jugore me pjesën veriore dhe lidhë të gjitha zonat e kryeqytetit. Ky projekt prioritarë jo vetëm për Prishtinën, por edhe gjithë Kosovën, të gjitha janë të gatshme vetëm duhet një nënshkrim nga qeveria qendrore, të cilin do ta kemi”, tha Rama. /rtk/