
Abdixhiku prezanton planin për shëndetësi, interesim i madh i stafit shëndetësor në QKF-në e Prishtinës
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka prezantuar planin e tij për shëndetësi në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë.
Ai ka shkruar se pati interesim të madh nga stafi shëndetësor për të dëgjuar planin e tij.
“U prezantova planin tim në shëndetësi, nga rritja e pagave deri te Spitali i Ri në lokacion të ri; nga rritja e numrit të mjekëve familjarë në standard evropian 1 mjek për 1500 banorë, tek digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor; nga punësimi e specialziimi i garantuar tek sigurimeet shëndetësore”, ka shkruar Abdixhiku.
“Plani ynë është ambicioz dhe si i tillë do ta bëjë Kosovën prijëse në transformim shëndetësor në rajon”, ka shtuar ai.
Sipas tij, nga 9 shkurti do të ketë shtet që kujdeset edhe për stafin shëndetësor, edhe për qytetarë edhe për secilin në nevojë e hall.