Abdixhiku prezanton 20 kandidatët e Prishtinës për deputetë

Abdixhiku prezanton 20 kandidatët e Prishtinës për deputetë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar kandidatët e partisë për deputetë nga Prishtina, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka prezantuar kandidatët për deputetë të partisë nga Prishtina, të cilët do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit.

Gjatë fjalës së tij, Abdixhiku theksoi se këta kandidatë janë persona të angazhuar dhe të përkushtuar për të shërbyer për interesin e qytetarëve të Kosovës.

Ai theksoi se secili kandidat ka përvojën dhe angazhimin e nevojshëm për të përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës.

“Këta kandidatë janë kandidatë tuaj. Sikurse ju, ata i rrisin familjet në mesin tuaj. Kanë brengë edhe hall kanë hallet e juaja. Kanë ëndërr, ëndrrat e juaja. Dhe mbi të gjitha kanë një vullnet të jashtëzakonshëm për t’i shërbyer vendin me nder”, ka thënë Abdixhiku.

Emrat e kandidatëve të propozuar për deputetë nga Prishtina janë: Alban Zogaj; Berat Rrukiqi; Besian Mustafa; Doarsa Kica-Xhelili; Doruntina Maloku; Ema Nikqi; Fadil Aliu; Florian Dushi; Donjeta Dragusha; Hykmete Bajrami; Ismet Beqiri; Izet Sadiku; Jehona Lushaku-Sadriu; Jeta Rafuna; Krenar Xhaferi; Fiknete Bejta; Sibel Halimi; Sokol Havolli; Vlora Dumoshi; dhe Arben Gashi.

Abdixhiku gjithashtu theksoi se edhe ai personalisht është pjesë e listës së kandidatëve.

Share This