Abdixhiku për reagimin e Osmanit ndaj korrupsionit qeveritar: Reagim i vonshëm për besë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po akuzon kryeministrin Albin Kurti se po mbron, siç i quan ai ‘të korruptuarit’ gjatë qeverisjes së tij.
Ndërsa, presidenten Vjosa Osmani e kritikoi për reagime të vonshme në lidhje me rastin e ambasadorit Martin Berishaj.
Abdixhiku, kandidat për kryeministër, tha se dallimi thelbësor mes tij dhe kryeministrit Kurti është që ky i fundit udhëheqë një Qeveri më përplotë të korruptuar dhe të njëjtit i mbron.
“Ke një kryeministër që e mbron këtë të korruptuarin. Unë i kam diku 9 mijë 781 kryetarë e anëtarë të kryesive të LDK-së. Nuk garantoj që ndonjëri prej tyre edhe nuk vjedh, por ju garantoj një gjë që do ta ballafaqoj publikisht i pari unë. Do ta distancoj dhe dënoj faktin që mundin tim dhe të bashkëpunëtorëve të mi ta keqpërdor dikush”- tha Abdixhiku në një intervistë në emisionin “KallxoPërnime”
Ndërsa, reagimin e presidentes Osmani në lidhje me këtë rast, Abdixhiku e quajti të vonshëm.
“Reagim i vonshëm për besë. Ma mirë vonë se kurrë, ama i vonshëm”, tha ai.