
Abdixhiku pas letrës së Kurtit: Do t’i kthejmë përgjigje me kohë
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vetëm para pak minutash ka dalë nga objekti i Kuvendit të Kosovës, daljen e së cilit po e prisnin një numër i madh gazetarësh për t’i marrë përgjigje rreth letrës që lideri Vetëvendosjes i ka dërguar atij për bashkëpunim politik me ta.
Ai tha se do t’i kthejnë përgjigje me kohë e do të ketë një përgjigje zyrtare, siç i takon një partie politike.
“Kam marr një letër, do të kthej përgjigje me kohë. Më lejoni të shkoj në zyrë e ta shoh letrën njëherë e më pas do të kthejë përgjigje me kohë. Nuk ka ndodhur asnjë diskutimin ishim në drekë me deputetët. I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojnë pa arrogancë. Do të kemi përgjigje zyrtare siç i takon një partie”, tha lideri i LDK-së.