Abdixhiku nga pritja madhështore në Hajvali: E gjithë Prishtina bastion i LDK-së
Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë pamjet e pritjes masive të qytetarëve në lagjen Hajvali të Prishtinës.
Në një postim në Facebook, kreu i LDK-së ka thënë se “Prishtina po kthehet si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës!”
“Tjetër pritje madhështore. Këtë herë në lagjen Hajvali të Prishtinës! Tubimet e Kryeqytetit, nëpër çdo lagje, janë bërë me pjesëmarrje të paparë në shumë kohë. Prishtina po rikthehet si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës! Prandaj, fitore dhe asgjë më pak!” – tha ai.