Abdixhiku nga Gjilani: Rinia kosovare meriton të ardhme të dinjitetshme, atë e ofrojmë ne
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ishte pjesëmarrës në organizimin e Forumit Rinor në Gjilan.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së thotë se energjia rinorë është burim frymëzimi e vendosmërie për ndryshimin e madh që do bëhet.
Tutje ai shton se rinia meriton perspektivë, mundësi, meriton vende pune, jetë të mirë e të ardhme të dinjitetshme në Kosovë – në atdheun e tyre e në shteti që sipas Abdixhikut do e bëjnë ata.
“Sonte në Gjilan, në organizimin e Forumit Rinor në këtë qytet, aty ku energjia rinore ishte burim frymëzimi e vendosmërie për ndryshimin e madh që do ta bëjmë bashkë”.
Postimi i tij në Facebook:
Sonte në Gjilan, në organizimin e Forumit Rinor në këtë qytet, aty ku energjia rinore ishte burim frymëzimi e vendosmërie për ndryshimin e madh që do ta bëjmë bashkë.
E ardhmja nuk pritet!
Ajo bëhet. Dhe bëhet duke ndryshuar të tashmen me rininë e shkëlqyeshme që ka Kosova!
Kjo rini kosovare meriton perspektivë, meriton mundësi; meriton vende pune, jetë të mirë e të ardhme të dinjitetshme në Kosovë – në atdheun e tyre e në shtetin që do ta bëjnë! Këtë do t’ua ofrojmë!
Lidhja jonë është e fuqishme dhe është e pandalshme. Koha jonë ka ardhur, e me të dhe vet ndryshimi!