Abdixhiku: Këta flasin për të kaluarën e unë për të ardhmen, ky është dallimi
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar dallimin kryesor mes tij dhe kësaj qeverie.
Partia në pushtet flet për të kaluarën sipas Abdixhikut kurse ai për të ardhmen, sepse siç është shprehur ai, e kaluara nuk ndryshohet.
“Këta kanë betejën me të kaluarën, unë kam betejën me të ardhmen. Ky është dallimi kryesor. Këta merren me qeveritë e kaluara, unë po të tregoj se si bëhet e ardhmja”, ka thënë Abdixhiku në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova.
“Unë po them pagat janë të pamjaftueshme. Këta merren me vitet e kaluara, unë s’do të flasë për të kaluarën, unë flas për të ardhmen. Sepse ndonjëherë qeveritë duhet të maten me atë që bëjnë në të ardhmen, për të kaluarën nuk është çështje e kësaj qeverie. Sepse nuk e ndryshon të kaluarën, e të ardhmen po”, ka thënë Abdixhiku.
Abdixhiku deklaroi se ai ju flet qytetarëve se çka do të bëj që në javën e parë të qeverisjes, e nuk ju flet për histori.