Abdixhiku: Keni dy zgjidhje, në njërën anë ata që përçajnë dhe në anën tjetër “Rrugën e Re”
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga Peja, ku ka thënë se po e ndërtojnë një palestë sportive.
“Po, Palestra e 8-të po ndërtohet nga ne në Pejë! Me kapacitet prej 1000 ulëseve, kjo palestër qëndron si simbol i një qyteti me qytetarë që kanë aq shumë pasion për sport! Prandaj dhe qeverisja jonë investon. Sepse ky është fokusi ynë sot. Këtu mbajmë të zënë veten. Gjëra e projekte që bëjnë ndryshim dhe që kanë vërtetë rëndësi!”
Abdixhiku ka shkruar se në zgjedhjet e ardhshme zgjedhja do të jetë “fare lehtë”.
Ai ka thënë se në njërën anë janë ata që përçajnë e në anën tjetër “Rruga e Re”, shkruan Express.
“Në zgjedhjet e ardhshme, zgjedhja do të jetë fare lehtë. Në njërën anë i keni ata që ju mbajnë në moçalim e frustrimit përplot urrejtje, ndarje e përçarje ndaj secilit e ndaj gjithçkaje – e në anën tjetër keni ‘Rrugën e Re’ me plot 5 miliardë euro projekte konkrete në sport, kulturë, arsim, shëndetësi e infrastrukturë; në gjëra që përcaktojnë jetën tuaj e të familjeve tuaja vërtetë! Ne kemi gjetur rrugën! Radha e juaj tani!”