
Abdixhiku i thotë JO Kurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media flet për letrën për koalicion të dërguar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. në adresë të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Ai tha ka ndie nevojën që edhe njëherë, pas konsultimeve brenda partie t’i përsërisë qëndrimet që janë ngritur në letrën e kryetarit të LVV dërguar atij dhe LDK-së dhe të vlerëson se bashkëpuimi mes këtyre dy subjekteve është i pamundur.
“LDK-ja siç e dini, në zgjedhjet e 9 shkurtit ka garuar me një program të qartë dhe me qëndrime të qarta sa I takon bashkëpunimit politik. LDK-ja për mungesë besimi dhe duke pasur parasysh stagnimin 4 vjeçar të vendit, e kam fjalën për rrezikimin e aleancave strategjike të sigurisë nacionale, rrezikimin seriozë të demokracisë dhe lirisë së shprehjes, atakimin e institucioneve të pavarura kushtetuese mos respektimin e vendimit të këtyre institucioneve dhe mbi të gjitha politarizimin e thellë shoqëror e ka vlerësuar të pa mundur bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Abdixhiku.