Abdixhiku: Evropa në Tiranë, Kosova në vendnumëro

Abdixhiku: Evropa në Tiranë, Kosova në vendnumëro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa 47 liderë evropianë tashmë kanë zbarkuar në Tiranë, duke e kthyer kryeqytetin shqiptar në qendër të vendimmarrjes së ardhshme kontinentale, raporton Rekordi.net.

“Evropa sot po zbarkon në Tiranë. E gjitha. Me plot 47 liderët e saj. Në Tiranën që tashmë, si epiqendër e re rajonale, është bërë shtëpi nga ku po gdhendet e ardhmja e vet kontinentit,” ka shkruar Abdixhiku, duke theksuar rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në proceset integruese evropiane.

Por në kontrast me këtë përparim rajonal, Kosova mbetet nën masa sanksionuese, pa institucione funksionale dhe mbi të gjitha pa ndjenjën e urgjencës, sipas Abdixhikut.

“Nuk ka urgjencë, mu tha! Të tjerat, si zhvillimi, mirëqenia, progresi shoqëror, janë të pakapshme për ata që kanë kapur të ardhmen e vendit tash e sa kohë. Sepse për ta, shijimi i jetës së pushtetit është vetë qëllimi. Të tjerat presin,” shkruan ai me tone të forta kritike ndaj qeverisjes aktuale.

Ai ka ngritur alarmin për stagnimin e vendit.

“Sepse kemi rënë. Po vazhdojmë rënien. Të tjerët po vazhdojnë ecjen. Të tjerët po ndërtojnë. Të tjerët po bëhen pjesë e së ardhmes së bukur evropiane që tani u shfaqet vetëm pak vite larg”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Në përmbyllje të postimit, Abdixhiku shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë.

“Shqipërisë, vetëm përgëzime”. /Rekordi.net

Share This