
Abdixhiku: E pakuptueshme, LV-ja s’mund të bëjë një shumicë minimale
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur pas dështimit të seancë së 18-të të seancës konstituive. Ai ka thënë se mungesa e urgjencës është lajm i keq për Republikën e Kosovës.
Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për institucione.
“Për shkak se s’ka urgjencë ka edhe zvarritje, për shkak se s’ka urgjencë ka edhe propozime që seanca të mosmbahet sipas rregullores. E mungesa e urgjencës është një lajm i keq për Republikën e Kosovës, sepse Kosova ka nevojë për institucione, ka nevojë për veprime politike të partisë së parë”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se është e pakuptimtë që LV-ja nuk po arrin të bëjë një shumicë minimale. “E pakuptueshme që një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale”, ka thënë Abdixhiku.