Abde: U largova nga Barcelona shkaku i Xavit

Abde: U largova nga Barcelona shkaku i Xavit

Transferimi më i fundit i Real Betisit, Ez Abde ka konfirmuar se u largua nga Barcelona shkaku i minutazhës së ulët nën urdhrat e Xavi Hernandezit.

Abde bëri një lëvizje befasuese te rivali duke marrë parasysh se tekniku katalunas e shihet si pjesë e projektit.

Mirëpo, me kalimin te Betis – Abde konfirmoi se vendosi të largohej pasi e pa vetën në stol në tre ndeshjet e para të sezonit.

“Nga dita e parë drejtori sportiv (Planes) më kontaktoi dhe i thasë se doja të vija vetëm te Betisi”.

“I besova Planes dhe e dija që marrëveshja do të realizohej në kohën e duhur”.

“Kishte interesim nga klubet e tjera. Nga Barcelona më thanë se donin që unë të qëndroja, por në tre ndeshjet e para Xavi nuk më futi në lojë dhe doja të ikja sa më parë sepse doja të luaja nga minuta e parë”, ka thënë Abde.

Share This