A ka ende gjasa Barcelona të nënshkruajë me Neymarin?
Neymar mund të kalojë një sezon te Barcelona përpara se të shkojë në Arabinë Saudite, shkruan Mundo Deportivo.
Gjatë ditës kishte lajme, sidomos nga L’Equipe, ku shkruante se Neymar ka marrëveshje personale me Al Hilal.
Por Barça ka qenë ‘në një pozicion të fortë’ në këto orët e fundit teksa vazhdon të bëjë presion për të siguruar shërbimet e brazilianit.
Kjo mund të jetë një kthesë e papritur në të gjithë sagën e kësaj vere, me lojtarin që sipas gjitha gjasave do të largohet nga PSG.
Neymar ende e ka prioritet të luajë për Barcelonën mbi çdo gjë tjetër.
Marrëveshja për t’u bashkuar me Al Hilal vlente 160 milionë euro për vite, por klubi saudit nuk do të ishte në favor të huazimit të 31-vjeçarit te Barcelona.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë më pas, a do të mund ta shohim rikthimin e Neymar në Barcelonë. /telegrafi