
“A jeni në pushim vjetor?”, kërkohet reagim i Ministrisë së Ekonomisë për rritjen e çmimit të rrymës
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj mungesës së komunikimit nga Ministria e Ekonomisë lidhur me rritjen e fundit të çmimit të energjisë elektrike.
Ai e ka cilësuar heshtjen institucionale si shqetësuese dhe sonte ka kërkuar që ministrja të dalë publikisht për të sqaruar arsyet e kësaj rritjeje, transmeton klankosova.tv.
“Nuk e ka nxjerrë as edhe një fjalë e vetme. Zani nuk u ndi për rritjen e çmimit të rrymës. Mos jeni në pushim vjetor?” ka shkruar ai në një reagim publik.
Derisa tutje edhe ka ironizuar me mundësinë që qeveria të justifikojë rritjen e çmimeve me arritje të paqarta në politikën e jashtme:
“Ndoshta tash lajmërohen e na thonë: ‘Kqyrni se na e solli Erdo njohjen prej Sudani… në Turqi ndodhi!’ Munden edhe me thënë ‘Për qato po ju shtijna me pagu shumë rrymë, se po i paguni njohjet… që Ministria e Jashtme nuk po din me i sjellë’.”
Kjo deklaratë vjen në kohën kur qytetarët kanë shprehur pakënaqësi në rritje për faturat më të larta të energjisë elektrike, ndërkohë që mungesa e transparencës nga institucionet po rrit ndjesinë e pasigurisë.