A do t’i bashkohet Dier Bayernit? Përgjigjet drejtori sportiv

A do t’i bashkohet Dier Bayernit? Përgjigjet drejtori sportiv

Drejtori Sportiv i Bayern Munich, Cristoph Freund, ka folur për mundësinë e transferimit të Eric Dier e Tottenhamit.

Ylli i “Spurs” është synim i kampionëve në fuqi të Gjermanisë për afatin kalimtar të këtij muaji.

Freund thotë se e njeh lojtarin, por sipas tij, deri tash ende nuk ka asgjë konkrete.

“E njoh lojtarin, por nuk mund të them asgjë. Le të mos spekulojmë”, ka thënë Freund.

“Fakti është se ne jemi në kontakt me disa lojtarë. Afati kalimtar dimëror nuk është aq i lehtë”, ka theksuar ai.

Share This