A do të shkarkohet Tuchel? Përgjigjet shefi i Bayernit
Shefi i Bayern Munichut, Jan-Christian Dreesen këmbëngul se trajneri Thomas Tuchel nuk do të largohet nga “Alianz Arena”.
Humbja e “Bavarezëve” nga Bayer Leverkusen (3-0), raportohet se rrezikon karrigen e të parit të bankinës së Bayernit strategu gjermane, megjithatë, Dreesen është i bindur se Tuchel do të vazhdojë punën në krye të Bayernit.
“Asgjë nuk ndryshon. Ne e dinim paraprakisht se do të ishte një ndeshje e vështirë. Do të kishim dashur një rezultat tjetër. Jemi të përqendruar në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Dreesen.
“Nuk më pëlqen të përsëris veten. E ardhmja e Tuchel mbetet kështu siç është”.
“Nuk dua të spekuloj shumë për formacionin. Leverkusen ishte thjesht më i mirë. Ne e meritonim humbjen, vetëm duhet ta pranojmë këtë”.
“Fatmirësisht kemi edhe 13 ndeshje të mbetura dhe shpresojmë për një ose dy gabime të Leverkusenit”, ka përfunduar shefi i kampionëve në fuqi të Gjermanisë.