
A do të shitet Isak? Kjo është përgjigja e kreut të Newcastle-s
Kryetari i Newcastle, Al-Rumayyan, ka folur rreth së ardhmes se yllit të skuadrës së tij, Isak
Kreu i Newcastle United, Yasir Al-Rumayyan, ka bërë të qartë se Alexander Isak nuk duhet të shitet këtë verë.
Sipas ‘Daily Mail’, pronarët Newcastle-it janë të vendosur ta mbajnë sulmuesin suedez dhe ta ndërtojnë ekipin rreth tij, raporton RTKLive.com.
I motivuar nga suksesi në finalen e Carabao Cup të dielën që lamë pas, klubi pritet të investojë fuqishëm këtë verë për ta çuar skuadrën në një tjetër nivel.
Planet e tyre madhore varen nga qëndrimi i Isak, dhe Al-Rumayyan u ka bërë të ditur drejtorëve të klubit se ai nuk duhet të lejohet të largohet.
Ndryshe, Barcelona dhe Arsenal prej kohësh synojnë ta blejnë Isak, i cili me Newcastle-in ka kontratë deri në vitin 2028.