A do të rikthehet Neymar te Santosi? Mësoni përgjigjen e brazilianit
Neymar ka mohuar spekulimet për një rikthim në klubin brazilian Santos.
Sulmuesi brazilian i ka quajtur thashethemet e ngritura “rrena”, duke potencuar se ka edhe një vit kontratë me Al Hilal, raporton klankosova.
“Nuk ka asnjë shans. Është një budallallëk, kam edhe një vit kontratë me Al Hilal”, u shpreh Neymar.
“Unë mbështes Santosin, shpresoj të kthehem një ditë, por tani fokusohem plotësisht te Al Hilal”.
“Shpresoj të kem një sezon të mrekullueshëm pas lëndimit”, tha ai për ESPN.