“A do të qëndrosh te Roma edhe vitin tjetër”? Portugezi i përgjigjet me puthje pyetjes së tifozit
Jose Mourinho është në vitin e tij të tretë në drejtimin e Romës me portugezin që i ka sjellë verdhekuqve disa gëzime të mëdha ku sigurisht spikat trofeu i Conference League apo edhe mbërritja deri në finalen e Europa League sezonin e shkuar.
Këtë sezon, Roma e Mourinhos nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe tekniku luzitan në disa raste është vendosur në diskutim.
Megjithatë, tifozët kryeqytetas duken se mbeten shumë të lidhur me trajnerin nga Setubali dhe një prej tyre e pyeti së fundmi Mourinhon nëse do të qëndrojë te Roma edhe vitin e ardhshëm.
Fillimisht Mourinho nuk e kuptoi pyetjen dhe u përgjigj duke miratuar, por pas disa sekondash e kuptoi dhe nuk u përgjigj, teksa u mjaftua me një puthje në drejtim të tifozit.
Ndoshta, për Mourinhon është ende shpejt të diskutohet për vitin e ardhshëm, megjithatë luzitani ka treguar se ka disa oferta dhe se nuk mund të parashikojë të ardhmen. /SS/