A do të qëndrojë Xavi të Barcelona? Mësoni përgjigjen e Laportës

A do të qëndrojë Xavi të Barcelona? Mësoni përgjigjen e Laportës

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, foli në TV3 për të ardhmen e Xavi-t.

“Gjithçka është e hapur dhe mund të rishikohet. Ne do të merremi me të në fund të sezonit, ka kohë për të folur për të. Vitin e kaluar na bëri të lumtur duke fituar një kampionat historik. Përveç talentit që kanë, lojtarët gjithmonë japin gjithçka. Nëse gjërat shkojnë ashtu siç duam ne, do të jemi në gjysmëfinale të Champions League. Kampionati? Jemi ende në lojë”.

Një mesazh për tifozët – “Ne duhet të shkojmë dhe të brohorasim. Këta lojtarë meritojnë gjithçka. Ne besojmë në në aftësitë e tyre. Kemi të gjithë besimin tek ata dhe ata janë në rrugën e duhur për të shkruar historinë. Lojtarët e dinë këtë, janë të vetëdijshëm shumë të motivuar. Duhet të japin më të mirën, por ne kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer në Paris”.

Share This