A do të mbetet Xavi trajner i Barçës? Përgjigjet Deco
Trajneri Xavi Hernandez pak kohë më parë ka konfirmuar largimin nga Barcelona në fund të këtij sezoni.
Mirëpo, me rikthimin e formës së mirë të katalonasve, ka ndezur debatin se Xavi do të mbetet në krye të “Blaugranave” të paktën edhe në sezonin e ardhshëm.
Drejtori Sportiv i Barcelonës, Deco ia ka lënë të hapur derën Xavit që të qëndrojë në “Camp Nou”.
“Ne në fillim kemi thënë se ai kishte rinovuar kontratën për dy sezone. Ai tashmë e ka shpjeguar situatën. Nëse diçka ndryshon, ne do të flasim për më të, por tani nuk është koha”, ka Deco për “DAZN”.
Barcelona mbrëmë mundi Atletico Madridin në udhëtim (0-3), duke u ngjitur në vendin e dytë në La Ligë.