A do të largohet Moise Kean nga Juventusi?
Kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane, por Moise Kean raportohet se dëshiron të qëndrojë te Juventusi.
Sulmuesi gjatë afatit kalimtar të kësaj verë, është cak i top-klubeve evropiane, mirëpo, sipas medieve italiane, lojtari nuk do të largohet nga Torino.
“Moise Kean dëshiron të qëndrojë tek Juventus pavarësisht interesimit të shumë klubeve”, shkruajnë mediet italiane.
Kean është pjesë e planeve të trajnerit Massimiliano Allegrit për sezonin që tashmë ka nisur.
Lojtari konsiderohet një nga pikat më të forta të ‘Zonjës së Vjetër’.