A do të ketë largime nga Barça? Përgjigjet Deco

A do të ketë largime nga Barça? Përgjigjet Deco

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco duke folur për mediat spanjolle, ka thënë se askush nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Askush nuk do të largohet gjatë janarit”, ka thënë Deco.

Ai ka lavdëruar portugezin Joao Felix, i cili po luan këtë sezon të garave për katalonasit në formë huazimi nga Atletico Madrid.

“Ai ishte shumë i rëndësishëm në shumë ndeshje, ashtu si Ferran Torres. Në një klub të madh si ky është normale që të ketë konkurrencë, ne nuk jemi këtu për të dhënë shuplaka”, ka thënë Deco.

Ai ka folur edhe për përforcimin e ri Vitor Roque. Deco thotë se Barcelona beson shumë në Roque.

“Ai është i ri. Ne besojmë shumë në të, por duhet t’i japim kohë. Ai di të shënojë gola”, ka theksuar Deco.

Share This