A do ta lejojë Man United kalimin e Varane-s në Bayern Munich?

A do ta lejojë Man United kalimin e Varane-s në Bayern Munich?

Manchester United raportohet se mund ta lejojë largimin e mbrojtësit Raphael Varane qysh në afatin kalimtar të janarit.

Ish-lojtari i Real Madridit kërkohet nga gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Reprezentuesi i Francës thuhet se pëlqen kalimin tek “Bavarezët”.

“Bayern Munich i është thënë se është e mundur që Manchester United të lejojë Raphael Varane të transferohet tek skuadra gjermane që në janar”, shkruan “Sky Sports”.

Negociatat mes dy klubeve për francezin thuhet se janë duke vazhduar dhe se marrëveshja mund të arrihet shumë shpejtë.

Share This