S’gabon Ballkani, mposht edhe Dukagjinin
Ballkani ka vazhduar serinë e fitoreve në elitën e futbollit tonë.
Kampioni në fuqi i Kosovës, ka triumfuar ndaj Dukagjinit, me rezultat 3-1, të hënën në Suharekë, në ndeshjen e fundit të javës së 14-të.
Nazmi Gripshi (15’), Kryeziu (48’) dhe Tolaj (89’), shënuan për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës, kurse, golin e vetëm për mysafirët e realizoi Hugos (44’).
Ballkani me këtë fitore shkon në kuotën e 32 pikëve në krye të tabelës, shtatë më shumë se Drita dhe Llapi, derisa Dukagjini mbetet i gjashti me 17 pikë.