S’ka fitues në kryederbin anglez
Chelsea dhe Manchester City kanë ndarë pikët në kryederbin anglez të kësaj fundjave.
“Blutë” e Londrës dhe kampoionët në fuqi të Anglisë, kanë luajtur baras 4-4, të dielën në “Stamford Bridge”.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha angleze, ka prodhuar një sfidë tejet interesante dhe katër tetë gola të shënuara.
Silva (29’), Sterling (37’), Jackosn (67’) dhe Palmer (90+7’), shënuan për Chelsean, derisa ky i fundit realizoi nga penalltia të cilën e fitojë sulmuesi shqiptar Armando Broja.
Ndërkaq, për skuadrën e Pep Guardiolës shënuan Haaland (25’, 47’), Akjani (45’) dhe Rodri (86’).
Pas këtij barazimi, Man City kryeson tabelën me 30 pikë, tri më shumë së Liverpool dhe Arsenal, kurse, Chelsea renditet e 11-ta me 15 sosh.