Mirlind Daku sërish gjen golin në Rusi

Mirlind Daku sërish gjen golin në Rusi

Sulmuesi kosovar Mirlind Daku sërish e ka gjetur rrugën e golit në Rusi.

Reprezentuesi i Shqipërisë, ka shënuar një tjetër gol në Rusi me skuadrën Rubin Kazan.

Daku në minutën e 66-të realizoi gol të bukur në fitoren 2:0 ndaj Socit.

Kujtojmë se ky është goli i tretë i sulmuesit kosovar në elitën e futbollit rus.

Daku do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit.

Share This