Në prag të ndeshjes Kosova-Izraeli, forca të shtuara të policisë

Në prag të ndeshjes Kosova-Izraeli, forca të shtuara të policisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte do të përballet me Izraelin në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikueseve për Evropianin “Gjermania 2024”.

Ky ballafaqim ishte paparë të luhej më 15 tetor, por u shty nga FIFA me kërkesë të Izraelit pas sulmit të muajit të kaluar të grupit radikal palestinez, Hamas në qytetet e Izraelit jugor, ku mbetën të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen mbi 240 të tjerë. Ky sulm më pas nxiti luftë dhe bombardime të pareshtura në Rripin e Gazës, ku deri më tash raportohet se janë vrarë mbi 14 mijë njerëz.

Kjo është ndeshja e parë e Izraelit pas shpërthimit të këtij konflikti në Lindjen e Mesme, prandaj institucionet e sigurisë në Kosovë kanë ndërmarrë masat të larta të sigurisë, në mënyrë që kjo ndeshje të zhvillohet pa telashe dhe të mos ketë ngjyrime jashtë sportit

Kur kanë mbetur më pak se dy orë deri të fillimi i ndeshjes, tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ndeshje, ndërsa organet e rendit kanë publikuar orë më parë edhe planin funksionues.

Derisa situata vazhdon të jetë e qetë dhe ndoshta edhe për shkak të motit me shi, Policia e Kosovës është nëpër rrugët e qytetit që të ofrojë siguri maksimale.

Pavarësisht mungesave të rëndësishme për këtë ndeshje, megjithatë, tek Kombëtarja jonë janë optimistë se para tifozëve të tyre do të jenë në gjendje të realizojnë fitoren e radhës në këtë cikël kualifikues.

Përzgjedhësi Primozh Gliha dhe sulmuesi Vedat Muriqi janë shprehur optimistë për rezultat pozitiv.

Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në Tel-Aviv ishte mbyllur baras 1:1.

Ndeshja Kosovë-Izrael zhvillohet fillon në orën 20:45.

Më pas Dardanët do të përballen me Zvicrën, më 18 nëntor në Bazel, si dhe në fund me Bjellorusinë, më 21 nëntor në Prishtinë.

Share This