Liverpool shkatërron Brentford-in, fitojnë edhe Newcastle dhe Aston Villa

Liverpool shkatërron Brentford-in, fitojnë edhe Newcastle dhe Aston Villa

Liverpool ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në kuadër të Premier League-s.

“The Reds” deklasuan Brentford-in duke e mposhtur me rezultat 3-2, të dielën në “Anfield”.

Skuadra e Jurgen Klopp ka qenë ekip dominues në duel me Brentford, duke krijuar shumë raste dhe duke shënuar tre gola.

Padyshim njeriu i ndeshjes ishte Salah (39’, 62’), i cili shënoi dygolësh, derisa me një gol në fitoren e nikoqirëve kontribuoi Jota (74’).

Pas kësaj fitore, Liverpool ngjitët në vendin e dytë me 27 pikë, aq sa ka edhe City dhe Arsenali, kurse, Brentford renditet e dhjeta me 16 sosh.

Fitore të rëndësishme këtë xhiro në elitën angleze, ka arritur edhe Newcastle duke mundur Nottingahm Forest, me rezultat 3-2.

Pikët e plota këtë fundjave i ka arkëtuar edhe Aston Villa e cila para tifozëve të tyre mposhti Fulhamin, me rezultat 3-1.

Share This