Vdes një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Vdes një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sonte, rreth orës 20:30, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet L.S.

“Pas marrjes së informatës, stafi korrektues dhe ai mjekësor kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa edhe ekipi i Emergjencës së Qytetit ka vazhduar me reanimim, por fatkeqësisht pa rezultat,” thuhet në njoftim të Shërbimit Korrektues.

Po ashtu, SHKK ka bërë të ditur se ekipi i Emergjencës dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me organet kompetente të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme.

Sipas njoftimit, autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e humbjes së jetës, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë.

Share This