Vendos një gol i vonshëm, Napoli mposhtet nga Empoli

Vendos një gol i vonshëm, Napoli mposhtet nga Empoli

Napoli ka pësuar humbje befasuese në shtëpi ndaj Empolit, në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A.

Vendasit ishin më të mirë nga fillimi, por që pësuan në kohën shtesë me epilogun përfundimtar që doli të jetë 0:1.

Napoli e nisi për mrekulli me Giovanni Simeonen që realizoi pas 28 minutave lojë, mirëpo që u anulua për pozitë jashtë loje.

Napoli vazhdoi të rrezikonte me Etrit Berishën që bëri një super pritje për t’ia mohuar golin Khvicha Kvaratskhelias.

Sidoqoftë, kur askush nuk e priste në skenë doli Viktor Kovalenko që pranoi brenda zonës një asistim fantastik nga Ebuhi për të shënuar pastaj lehtësisht dhe arkëtuar pikët e plota për Empolin (90+1’).

Mbrojtësi Amir Rrahmani ishte nga minuta e parë duke bërë një paraqitje solide.

Ndërkohë, Napoli tani renditet në pozitën e katërt me 21 pikë derisa Empoli ikën nga zona e rrezikshme, duke zënë vendin e 17-të me 10 sosh.

Share This