Reali “rrah” keq Valencia-n
Real Madridi është treguar skuadër e pamëshirshme ndaj Valencia-s, duke e mposhtur bindshëm prej 5-1, të shtunën në kuadër të La Ligës.
“Mbretërit” e kanë dominuar plotësisht ndeshjen ndaj skuadrës nga ‘Mestalla’, duke krijuar shumë raste dhe duke e dërguar pesë herë topin në rrjetën kundërshtare.
Carvajal (3’), Vinicius Junior (42’, 49’) dhe Rodrygo (50’, 84’), shënuan për fitoren e skuadrës së Carlo Ancelottit, derisa golin e nderit për Valencian e realizoi Duro (88’).
Pas kësaj fitore, Real Madrid ka 32 pikë në vendin e dytë, dy me pak se kryesuesi i tabelës, Girona, kurse, Valencia është e dhjeta me 18 sosh.